Ende pa mbushur vitin, rruga e “bujshme” në Durrës bëhet copash - Bota Sot
Ende pa mbushur vitin, rruga e “bujshme” në Durrës bëhet copash

Durrësi

Ende pa mbushur vitin, rruga e “bujshme” në Durrës bëhet copash

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 18:20
Ende pa mbushur vitin, rruga e “bujshme” në Durrës bëhet copash

Gurët dekorativë me të cilën u shtrua bulevardi “Dyrrah” janë hequr e dëmtuar. Gropa në të gjithë gjatësinë e rrugës, ndër më të frekuentuarat në Durrës.

Edhe dekoret dhe pllakat e mermerta me të cilat janë shtruar trotuaret gjithashtu janë thyer. Por, ky dëmtim, nuk është i pari në këtë bulevard vetëm 340 metra i gjatë, rehabilitimi i të cilit i kushtoi plot 137 milionë lekë buxhetit të bashkisë.

Cilësia e dobët e punës dhe e materialeve të përdorura bëri që problemet e para të shfaqeshin ende pa u mbushur viti nga rehabilitimi. E që prej atëherë dëmtimet në kete bulevard kanë qenë të shumta dhe të vazhdueshme. Kjo gjendje shqetëson drejtuesit e automjeteve por edhe qytetarët. Ata e cilësojnë absurde që investimet e reja të prishen aq shpejt.

Banori 1: “Cilësia e dobët se ndryshe s’do bëhej ajo punë.”

Banori 2: “Siç duket këto gurët nuk janë të përshtatshëm shumë.”

Banori 3: “Kam punuar në ndërtim, por kur kam parë duke vënë gurët mbi llaç i kam thënë ustait që është gabim.”

Banori 4: “Në Durrsakët jemi vetëm për mikpritje për asgjë tjetër.”

Por, ky nuk mbetet i vetmi investim i ri i dëmtuar në Durrës. Në të njëjtën gjendje me bulevardin “Dyrrah” ndodhet edhe sheshi “Liria” si dhe bulevardi “Epidami”. Edhe këtu, paçka ndërhyrjeve të vogla nga ana e bashkisë, dëmtimet mbeten ende të shumta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera