Skandal në Durrës, Vangjush Dako shkatërron bizneset e ligjshme - Bota Sot
Skandal në Durrës, Vangjush Dako shkatërron bizneset e ligjshme

Durrësi

Skandal në Durrës, Vangjush Dako shkatërron bizneset e ligjshme

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 11:50
Foto arkiv: Vangjush Dako i pari majtas, duke hyrë në Asamblenë e PS

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot, se si kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako shkatërron bizneset e ligjshme, për klientët e tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me pamje atë se çfarë ka ndodhur në Durrës.

Ja denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Gjushi shkatërron biznesin e ndershem per xhepat e tij!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

‘Zoti Berisha pershendetje… Ju drejtohem juve pasi Vangjush Dako dhe shpura e tij ne Bashkine e Durresit po na falimenton me tendera fiktiv biznesnin.

Ne jemi nje kompani autobusesh qe operojme ne linjen Manez-Durres prej 18 vjetesh. Kemi paguar te gjitha detyrimet dhe licensat dhe taksat qe parashikon ligji, por mesa duket kjo nuk mjafton per Vangjush Dakon. Me urdher te Dakos eshte vendosur qe te na e heqe buken e gojes dhe t’ia jape licensen nje kompanie tjeter e cila nuk eshte e pajisur as me nipt, dhe nuk ka as kapacitetin e duhur per te ofruan sherbimin urban mijera qytetareve te zones se Manzes.

Prej dy vitesh, me urdher te Vangjush Dakos licensa e linjes Manez-Durres eshte nxjerre ne tender pa asnje arsye vetem e vetem se Dako ia ka premtuar ate nje kompanie qe zoterohet nga persona me precedente penale ne zonen e Sukthit te cilet e kane ndihmuar ate qe te fitoje me dhune zgjedhjet ne vitin 2015.

Te enjten kur u zhvillua tenderi, ndryshe nga sa parashikon ligjin, nenkryetari i Bashkise se Durresit Xhuljano Varthi nen urdherat direkte te Vangjush Dakos nuk e zhvilloi tenderin te hapur, por na nxorri jashte duke na trajtuar si kafshe. Shikojeni vete arrogance e nenkryetari te bashkise Xhuljano Varthi sesi na drejtohet kur i kerkojme shpjegime per fatin e biznesit tone.

Ju lutemi Zoti Berisha publikojeni kete shqetesim tonin pasi vetem tek ju kemi besim. Pushteti i Vangjush Dakos na e ka vene kemben ne fyt dhe tani kerkon te na heqe edhe buken e gojes, vetem sepse keshtu ia do ‘puna’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera