Nis erozion i madh në Durrës

Durrësi

Nis erozion i madh në Durrës

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 21:20
Ilustrim

Reshjet e para kanë krijuar shkarje të tokës në Kodër Currila. Këto rrëshqitje, janë fillimi i një paralajmërimi.

Me ardhjen e dimrit situata do të përkeqësohet. Në mungesë të një investimi afatgjatë erozioni po vë në diskutim fatin e kodrës.

Reshqitja e vazhdueshme e dherave rrezikon ta zhduk atë.  Edhe pse në qershor të vitit 2014, Ministria e Mjedisit permes një investimi me vlerë 240 milion leke nisi rehabilitimin e Kodrës, zgjidhja përfundimtare nuk erdhi.

Me shirat e para, kodra shfaqi të njëjtin problem. Para viteve ’90 ky vend ka qenë një park i frekuentuar nga durrsakët.

Por, sot ai është kthyer në një vend të rrëzikshëm për shkak të erozionit. Bashkia e qytetit ndër vite është shpallur e pafuqishme për t’i dhënë zgjidhje që mungonte këtij fenomeni.

Angazhimi i vetëm i njësive vendore është largimi i dherave nga rruga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat