Durrës, makina me 6 pasagjerë përfundon në kanal

Durrësi

Durrës, makina me 6 pasagjerë përfundon në kanal

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në zonën e Kënetës, Durrës.

Një makinë me gjashtë persona ka përfunduar në kanal.

Report Tv raporton se personat të cilët kanë qenë të së njëjtës familje, janë ndihmuar nga banorët e zonës pasi makinës tip "Ford" nuk i hapeshin dyert nga brenda. Bëhet me dije se konkretisht brenda makinës kanë qenë 5 gra dhe 1 burrë, drejtuesi i automjetit.

Sikurse duket edhe nga videoja, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Sa i takon pranisë së policisë, mësohet se ka mbërritur në vendngjarje vetëm pasi lajmi është bërë i ditur nga mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat