OEK dhe OEAK mirëpresin vendimin për Bordin e Ankesave

Ekonomi

OEK dhe OEAK mirëpresin vendimin për Bordin e Ankesave

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 09:38
Drejtoria e Pergjithshme

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mirëpritur vendimin e ministrit të Financave, Bedri Hamza për të shtyrë përpara krijimin e Bordit të Pavarur të Rishqyrtimeve, organ ky i cili do të trajtojë ankesat e sektorit privat kundër Administratës Tatimore dhe Doganës.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Amerikane nëpërmjet një komunikatë kanë thënë se për vite me radhë kanë kërkuar këtë të drejtë ligjore të garantuar edhe me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative për dyshkallshmëri në procedurë administrative, që nënkupton të pasurit e një instancë tjetër të ankimimit pas mekanizmit ankimues në institucionin tatimbledhës, para se të vazhdohet në procedura gjyqësore.

“Duke pasur parasysh qe praktika të ngjashme të trajtimit të kontesteve të natyrës fiskale ekzistojnë edhe në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të dy odat ekonomike kanë përsëritur disa here qëndrimin e tyre se praktikat e tilla të trajtimit të kontesteve të natyrës fiskale do të duheshin aplikuar edhe në Kosovë. Ky vendim i ministrit Hamza së bashku me masat e reja fiskale të jetësuara këtë vit dhe vitin e ardhshëm, përbëjnë pa dyshim reformën më të madhe fiskale të ndërmarrë në Kosovë, dhe janë rezultat i dialogut konstruktiv ndërmjet përfaqësuesve të sektorit privat dhe kësaj ministrie”, thuhet në komunikatë./KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat