OAK përkrahë vendimin për kthimin e Bordit të Pavarur të Ankesave

Ekonomi

OAK përkrahë vendimin për kthimin e Bordit të Pavarur të Ankesave

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 15:41
OAK

Oda e Afarizmit të Kosovës përkrahë vendimin e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht ministrit të Financave, Bedri Hamza për të shtyrë përpara kthimin e Bordit të Pavarur të Ankesave që të trajtojë ankesat e sektorit privat kundër Administratës Tatimore dhe Doganës.

OAK edhe më parë ka ngritur zërin për riaktivizimin e bordit të ankesave brenda ATK-së dhe Formimin e një bordi të ankesave ndaj inspektoratit të punës.

Për më tepër, OAK shpreh gatishmërinë të kontribuojë me profesionalizëm në këtë drejtim duke shpresuar se në këtë bord do të ketë emërime profesionale dhe jo politike.

OAK kërkon gjithashtu nga ministri Hamza të jetë shumë më afër kërkesave të problemeve të mëdha të bizneseve që janë duke iu adresuar në mënyrë që të përmirësohet klima e të bërit biznes në vend.

Ndryshe, ministri i Financave Bedri Hamza mori vendim para pak ditësh për themelimin e Bordit të Ankesave, i cili do të zgjidhë ankesat e bizneseve ndaj vendimeve të Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Ndryshe, bizneset deri më sot kanë pritur me vite për zgjidhjen e ankesave nga ana e Divizionit fiskal pranë Gjykatës themelore në Prishtinë.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Administratën Tatimore të Kosovës dhe procedurat, ankesa e biznesit do të zgjidhet brenda 30 ditësh.

Themelimi i Bordit të Ankesave, ka qenë kërkesë e kahershme e komunitetit të biznesit, për gjetur një zgjidhje të ankesave të biznesit në afat sa më të shkurtë, dhe jo siç ka qenë deri më tani që janë detyruar që të presin me vite nëpër gjykata për zgjidhjen e ankesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat