Situata energjetike, stabile në gjithë vendin

Ekonomi

Situata energjetike, stabile në gjithë vendin

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 17:43
Pamje nga takimi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka mbajtur takim me zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës, KEDS, Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe KOSTT, ku ka kërkuar raportim rreth situatës energjetike në vend.

Në këtë takim u diskutuan masat, të cilat duhet të merren për t’u parandaluar ndërprerjet e paplanifikuara si dhe u kërkua mobilizim që të kalohet sezoni dimëror pa probleme të mëdha.

Lluka u interesua lidhur me zgjidhjen e disa shqetësimeve të cilat ai i ka marrë nga banorët e Fushë Kosovës, Suharekës dhe Prishtinës për ndërprerje të energjisë elektrike.

Konstatimi i përgjithshëm ishte që situata energjetike është stabile në gjithë vendin dhe se ndërprerjet e vetme që mund të ndodhin janë për shkak të mbingarkesave në zona të caktuara në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat