Shqipëria dhe obligimet ndaj Kosovës

Ekonomi

Shqipëria dhe obligimet ndaj Kosovës

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 15:40
Dr. Artan Haziri

Populli është dashur qysh moti të heq dorë nga produktet serbe. Gjithashtu edhe Shqipëria është dashur të ndjekë  tjetër rrugë tregtare ndaj Kosovës.

Ne ishim nën okupimin serb, mbi 100 vjet. Ndërsa Shqipëria pas hyrjes në sistemin demokratikë,  ishin drejtuar nga Italia dhe Greqia. Serbia edhe pas luftes në Kosovë, u fut furishëm në tregun kosovar dhe qe 19 vite ka arritur shifrat milionshe  ( rreth 400 milion euro në vit ) në raporte tregtare. Kjo i bëri gjërat edhe më të vështira për popullin tonë.

Në  njërën anë, me ndikim të lartë në tregun kosovar me mbi 400 milion eksport dhe me luftë të panderprer kunder shtetit tonë. 

Kjo zgjati deri para një muaji. U fut taksa 100 % ndaj produkteve serbe dhe kështu fillloi kapitulli i ri i raporteve tregtare me Serbinë.

Tani jemi në rrugen e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu.

Kush është faktorë për këtë vonesë?

Shqipëria ka obligime ndaj trojeve shqiptare që mbeten jasht territorit shqiptarë. Pas luftes, e sidomos pas pavarësis , është dashur që brenda  vitit 2008, të bëhen të gjitha ndryshimet ligjore dhe gradualisht të zëvendësohen produktet serbe me ato shqiptare dhe të largohen barrierat tregtare ndaj produkteve kosovare.

Nuk ndodhi  kjo dhe ende nuk po ndodhë. Ata prodhuesve kosovar ju krijuan pengesa të ndryshme dhe shumë here të pakalueshme. 

Kishte vetëm marketing politikë dhe asgjë më shumë.

Tani, gjerat janë ndryshe dhe populli duhet mbajtur në mendje të gjitha këto zhvillime. Edhe pagesa e autostrades duhet të ndryshoje. Të bëbet një pages 1 ose 2 euro , më së shumti për një person. Ndryshe, ne kemi edhe altrnativa tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat