Serbia në panikë: Vitin e kaluar në këtë përiudhë në Kosovë hynë 2800 kamionë, sivjet vetëm 174

Ekonomi

Serbia në panikë: Vitin e kaluar në këtë përiudhë në Kosovë hynë 2800 kamionë, sivjet vetëm 174

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Nga Serbia vitin e kaluar në këtë përiudhë në Kosovë hynë 2800 kamionë, sivjet vetëm 174

Më datë 21 nëntor të këtij viti, Qeveria e Kosovës me propozim të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalës kishte marrë vendim për vendosje të taksës 100% ndaj importit të produkteve të prodhuara në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Kjo erdhi si pasojë e luftës së ashpër të shtetit serb ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Vendosja e taksës kishte ngjallur reagime të shumta në drejtim të Qeverisë Haradinaj.

Zyrtarë serb e kishin parë si vendim të rrezikshëm dhe siç e kanë paraqitur ata ‘kjo taksë do të rrisë tensionet mes dy shteteve’.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në një konferencë për media kishte thënë se duhet të reagojë dikush nga ndërkombëtarët kundër kësaj takse, duke iu lutur kështu qeverisë në Kosovë për anulim të këtij vendimi.

Ndërsa kërkesa e Kosovës ishte e thjeshtë, të njihej pavarësia e shtetit të Kosovës dhe të ndalet ‘lufta’ e ashpër kundër Kosovës që po zhvillohej në organizatat ndërkombëtare.

Taksën e kishte kundërshtuar edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Frederika Mogherini e cila kishte këshilluar institucionet e Kosovës për mos mbështetje të këtij vendimi.

Në një prononcim për media, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte thënë se tërheqja e vendimit të taksës nuk do të bëhej, përkundrazi nëse Serbia do të vazhdonte me të njejtën sjellje, Qeveria e Kosovës kishte në plan të fuqizonte edhe disa vendime të reja kundër shtetit serb.

E si duket të gjitha reagimet nga pala serbe janë të arsyeshme po të shohim me kujdes të dhënat e Doganës së Kosovës.

Humbja e madhe ekonomike që iu është shkaktuar shtetit serb vetëm në muajin e parë të hyrjes në fuqi të këtij vendimi për taksën 100%, arsyeton edhe ‘përgjërimet’ e zyrtarëve serb për tërheqjen e këtij vendimi.

Në periudhën 21 nëntor – 19 dhjetor të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, Kosova ka importuar 2800 kamionë me mallra nga Serbia në vlerë prej 35 milionë eurove.

Kurse në të njejtat data këtë vit, Kosova ka importuar vetëm 174 kamionë me mallra nga Serbia në vlerë prej 290 mijë eurove.

Krahasimi që të dhënat nga Dogana e Kosovës paraqesin, tregojnë se shteti serb këtë vit brenda më pak se një muaj, ka humbur 34 milionë e 710 mijë euro.

Në rast se vazhdon e njejta tempo e importit, i bie që për një vit Serbia të ketë 416 milionë e 520 mijë euro humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat