Taksa 100 për qind rriti konsumin e produkteve vendore

Ekonomi

Taksa 100 për qind rriti konsumin e produkteve vendore

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, ka bërë me dije se për vitin 2019 nga buxheti i kësaj ministrie prej 61.4 milionë eurosh, bujqësia do të mbështetet përmes subvencioneve në vlerë prej 24.9 milionë eurosh si dhe përmes granteve investive në vlerë prej 25.7 milionë eurosh.

Ai ka thënë se kjo ministri në programet e veta zhvillimore edhe për vitin e ardhshëm ka planifikuar masa të shumta përkrahëse për fermerët, agrobizneset, industrinë përpunuese ushqimore, përmes të cilave synon rritjen e prodhimtarisë vendore.

Duke folur për taksën 100 pqr iënd ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, Krasniqi ka thënë se kjo takë ka rritur konsumin e produkteve të prodhuara në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat