Hamza: Kemi rritjen ekonomike më të madhe në 5-6 vitet e fundit

Ekonomi

Hamza: Kemi rritjen ekonomike më të madhe në 5-6 vitet e fundit

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 12:25
Bedri Hamza

(E plotësuar) - Ministri i Financave, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 4.3 përqind, duke shtuar se kjo është është rritja më e madhe në 5-6 vitet e fundit, dhe kryesisht ka ardhur si rezultat i investimeve.

Në konferencën e fundvitit, Hamza tha se viti po përmbyllet mirë, pasi që ministria ka arritur të përmbushë të gjitha transferet sociale pa vonesë.

Hamza: Kemi nënshkruar 25 marrëveshje financiare ndërkombëtare, prej tyre 17 janë grante

“Prej se jam ministër i financave në këtë mandat, ne kemi arritë që të nënshkruajmë 25 marrëveshje financiare ndërkombëtare, nga këto 17 marrëveshje janë grante, janë kontribute financiare pa kthim që kapin vlerën prej 181 milionë e 496 mijë euro. Kjo falë një bashkëpunimi dhe punës së madhe të MF-së, mirëbesimit të donatorëve në Ministri të financave”, tha ai.

Ministri i Financave ndër tjerash bëri të ditur se brenda këtij viti kanë arritur të procedojnë 14 ligje në Kuvendin e Kosovës.

Hamza: Kemi një rritje të të hyrave për 6 përqind

"Rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 4.3 përqind që është rritja më e madhe në 5-6 vitet e fundit, dhe është realizuar me një bazë shumë më të madhe. Kjo ka ardhur kryesisht si rezultat i investimeve në sektorin publik dhe privat, konsumin dhe kjo ka ndikuar që Kosova vazhdon të ketë rritje ekonomike mbi 4 përqind. Kemi një rritje të hyrave për buxhetin e Kosovës 6 përqind dhe kjo ka ardhur si rezultat i menaxhimit të mirë të të hyrave sidomos në nivelin qendror. Ndërsa mos përmbushjen e këtij plani në tërësi ka ndikuar një performancë e dobët sidomos të të hyrat të cilat i administrojnë komunat, sepse ato në vazhdimësi nuk po mund të përmbushin planin e të hyrave”, tha ministri Hamza.

Ai bëri të ditur se pret që bilanci bankar në vitin 2019 do të jetë 385 milionë euro. Ndërsa tha se deficiti buxhetor ka qenë i projektuar për 2 përqind, por se shihet që deficiti primar për këtë vit është 0.9 përqind.

Sipas tij, është inkurajues fakti se investimet kapitale këtë vit kalojnë shumën prej 500 milionë euro.

Sipas Hamzës, Kosova ka borxhin më të vogël publik në rajon.

***

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 4.3 përqind që është rritja më e madhe në 5-6 vitet e fundit dhe kryesisht ka ardhur si rezultat i investimeve.

Në konferencën e fundvitit, ministri tha se viti po përmbyllet mirë, pasi që ministria që ai e drejton ka arritur të përmbushë të gjitha transferet sociale pa vonesë dhe se kanë ekzekutuar çekun, deficit primar të pranueshëm.

Ai u shpreh se kanë përgatitur buxhetin me kohë, derisa tha se i mbetet Kuvendit të mblidhet apo jo, porse shtoi se presin që ata të bëjnë punën e vet.

Një ndër të arriturat e këtij viti për Ministrinë e Financave, ai tha se janë edhe nënshkrimi i 25 marrëveshjeve financiare, ku prej tyre 17 janë grante, që kapin vlerën prej 181 milionë e 469 mijë euro.

"Rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 4.3 përqind që është rritja më e madhe në 5-6 vitet e fundit. Kjo kryesisht ka ardhur si rezultat i investimeve. Kemi një rritje të hyrave për buxhetin e Kosovës 6 përqind dhe kjo ka ardhur si rezultat i menaxhimit të mirë të të hyrave. Ndërsa në mos përmbushjen e këtij plani në tërësi ka ndikuar mos arritja e menaxhimit të mirë të të hyrave nga komunat", tha ai.

Ai bëri të ditur se presin që bilanci bankar në vitin që hyjmë do të jetë 385 milionë euro. Ndërsa tha se deficiti buxhetor ka qenë i projektuar për 2 përqind, por shihet që deficiti primar për këtë vit është 0.9 përqind.

Sipas tij, është inkurajues fakti se investimet kapitale këtë vit kalojnë shumën prej 500 milionë euro. Ndërsa shtoi se kanë rritur buxhetin e pagave për këtë vit.

Hamza bëri të ditur se Kosova ka borxhin më të vogël publik në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat