OAK: Mos aplikimi i vendimeve po shkakton pakënaqësi te bizneset

Ekonomi

OAK: Mos aplikimi i vendimeve po shkakton pakënaqësi te bizneset

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 16:33
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK)

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkon që zbatimin e vendimeve të marra nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, në mënyrë që të eliminohen kostot e panevojshme dhe të krijohen lehtësira për bizneset, pasi mos aplikimi i tyre po shkakton pakënaqësi te bizneset, e sidomos tek ato shpedituese dhe transportuese.

Vendimet e marra gjatë mbledhjes së dy Qeverive në takimin e fundit të realizuar në Pejë kanë reflektuar në punën dhe operimin e kompanive shpedituese dhe transportuese kosovare, pasi me ndryshimet e reja kërkohet nga kompanitë shpedituese që transiti  për mallin e shkarkuar në portin e Durrësit, e që ka për destinim Kosovën, të lajmërohet dhe të deklarohet nga ato. 

Duke pas parasysh që të gjitha procedurat transitore për importuesit kosovarë në portin e Durrësit duhet të realizohen nga kompanitë shpedituese dhe transportuese kosovare, obligohen bizneset kosovare që për mallin e Kosovës edhe më tutje të paguajnë 25 euro skaner.

Nisur nga fakti që një shërbim që paguhet duhet edhe të merret, bizneset anëtare të Odës së Afarizmit të Kosovës të cilat po obligohen të paguajë për skanim raportojnë që deri më tani asnjëherë nuk e kanë bërë skanimin. Gjithashtu, për pagesën e skanerit të gjitha kompanitë shpedituese detyrohen të hapin llogari bankare në Shqipëri. 

OAK përkujton se edhe pse Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, zyrtarisht kanë deklaruar për një lehtësim në relacionet tregtare dhe transportuese mes dy vendeve, në realitet deri më tani nuk është parë ndonjë ndryshim, pasi që pagesat dhe formalitet nuk po reduktohen, por përkundrazi.

Oda e Afarizmit të Kosovës do të vazhdojë të përkrahë kërkesa të tilla të bizneseve, të cilat ndikojnë në përmirësim të klimës së të bërit biznes në Kosovë, thuhet në reagim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat