MTI nuk do të lejojë abuzimin me çmimet e naftës

Ekonomi

MTI nuk do të lejojë abuzimin me çmimet e naftës

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 17:02
Ilustrim

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), pas analizimit të saktë të gjendjes aktuale, paralajmëron ndërmarrjen e veprimeve dhe masave përfshirë dhe ndërhyrjet eventuale, në mënyrë që të mos lejojë abuzimin me çmimet e naftës në dëm të konsumatorëve.

Duke përkujtuar se prioritet mbetet mbrojtja e konsumatorit në tregun e Kosovës përfshirë dhe atë të karburanteve, MTI bën me dije se ka ndërmarrë një varg vendimesh që mbrojnë konsumatorin, të cilat nuk kufizohen në fusha të caktuara, por si qasje do të përfshijnë të gjitha fushat gjë për të cilën po punohet çdo ditë.

Sa i përket shkrimeve dhe debateve në media dhe opinion publik për çmimet e naftës ditëve të fundit, MTI sqaron se është duke analizuar legjislacionin aktual përfshirë dhe nenin 11 te Ligjit për Tregti me Naftë, i cili nen deri më tash asnjëherë nuk ishte aplikuar, edhe pse historiku ka siguruar të dhëna se çmimi i berëzës ndërkombëtare të karburanteve kanë lëvizur gjithmonë.

Ministri Endrit Shala ka urdhëruar ditë më parë departamentet përkatëse, inspektoratin dhe ka kërkuar dhe dhëna të sakta të shpjegimit të gjendjes aktuale përkitazi me lëvizjet e çmimit në berëzës ndërkombëtare, dhe është në pritje të raporteve zyrtare, dhe varësisht nga rekomandimi i tyre do të ndërmarrë veprime sipas ligjit.

MTI do të mbështesë çdo hetim nga ana Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për të ndaluar çdo marrëveshje të fshehtë apo të hapur të bizneseve në fushën e karburanteve që kanë pozitë dominuese në treg duke dëmtuar në këtë mënyrë konsumatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat