Imeri: Ky ishte viti rekord për ATK-në

Ekonomi

Imeri: Ky ishte viti rekord për ATK-në

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, tha se viti 2018 në ATK ka qenë shumë pozitiv.

Imeri tha se sivjet në buxhet në të hyra janë 6.6 milionë euro më shumë në plane, dhe tha se janë më mirë se vitin e kaluar për 10 për qind.

“Ky ishte viti rekord për të gjitha aktivitetet në ATK”, tha ai.

Ai tha se janë luftuar të gjitha veprimet negative, prandaj ka ngritje të të hyrave tatimore.

“Kemi edhe ngritje të zyrtarëve tatimorë, dhe ristrukturim që kanë sjellë risi, pra një grup që merren vetëm me aktivitete këshilluese”, tha ai.

Imeri tha se procesi i rimbursimit të kuponave fiskalë, është përcjellë me vështirësi dhe ka thënë se është zvogëluar numri i personave që grumbullojnë kuponë. Por, tani janë përmirësuar kushtet dhe ka thënë se nuk kanë probleme e as ankesa nga qytetarët.

“Procesi i fiskalizimit shoqërohet me operatorë të zgjedhur. Kemi 6 operatorë ekonomikë e 10 pajisje fiskale”, tha ai.

Deri sot, tha ai, janë fiskalizuar rreth 30 mijë biznese.

Administrata Tatimore e Kosovës , sipas tij, deri në nëntor ka grumbulluar 94.6 përqind të të hyrave të përgjithshme vjetore, apo shprehur në shifra 421.8 milionë euro.

Gjithashtu tha se janë arkëtuar mbi 148.3 milionë euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Bashkëpunimi me organet e drejtësisë, Imeri tha se janë në nivel shumë të mirë, ndaj të cilëve kanë edhe këmbim të të dhënave.

Me Prokurorinë e Policinë, ai tha se kanë obligim zbatimin e ligjit, dhe kanë bashkëpunim e mbështetje prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat