Rritja e konsumit privat u mbështet nga rritja e punësimit

Ekonomi

Rritja e konsumit privat u mbështet nga rritja e punësimit

Më: 6 janar 2019 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Konsumi privat u zgjerua me 3.3% në terma vjetorë në tremujorin e dytë, lehtësisht  më shumë se një tremujor më parë (3%), bën të ditur Banka e Shqipërisë.

Prej dy vitesh, konsumi privat mbetet kontribuuesi kryesor i rritjes së kërkesës agregate.  Gjykuar  mbi  tregues  të  tërthortë  të  cilët  japin  informacion  më  të  detajuar  mbi  kategoritë  e konsumit, rritja e tij u mbështet nga një kontribut i shtuar i shpenzimeve për shërbime dhe për mallra të konsumit afatshkurtër.

Nga ana tjetër, vëren Banka Qendrore, tregues nga vrojtimet, por edhe ata sasiorë nga indeksi i tregtisë me pakicë, sugjerojnë se është ngadalësuar konsumi për mallra afatgjatë. Bazuar në vrojtimin e besimit të konsumatorit, balancat përbërëse të treguesit të besimit konsumator vijojnë të qëndrojnë mbi mesataren historike.

Rritja e konsumit privat është mbështetur nga rritja e punësimit, të ardhurat nga  remitancat dhe  kredia  për  individë, në  tremujorin  e  dytë.  Gjithashtu,  ajo  është  favorizuar  nga ambienti me norma të ulëta interesi.

Për tremujorin e tretë, priten norma rritjeje të konsumit privat të ngjashme me atë të dy tremujorëve të parë të vitit. Kjo është në një linjë me sinjalet pozitive të dhëna nga rritja e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën  e  shtuar  dhe  rritja  e  indeksit  të  vëllimit  të  shitjeve  në  tregtinë  me  pakicë.  Ecuria  pozitive  e punësimit  dhe  rritja  e  remitancave  janë  faktorë  që  mbështesin  vlerësimet  për  rritje  të  shpenzimeve konsumatore. Edhe tregues të tjerë afatshkurtër, si importi i automjeteve dhe kredia konsumatore,  me gjithë  ngadalësimin  e  shfaqur  në  tremujorin  e  tretë,  mbeten  në  kahun  rritës, vlerëson Banka e Shqipërisë.  /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat