Dogana e Kosovës nga themelimi inkason mbi 13 miliardë euro

Ekonomi

Dogana e Kosovës nga themelimi inkason mbi 13 miliardë euro

Më: 9 janar 2019 Në ora: 16:10
Konferenca per media

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se takimi i djeshëm në Bruksel ndërmjet delegacionit shtetëror me Mogherinin është një hap përpara.

Ai këto komente i bëri pas takimit me drejtorin e Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.

Haradinaj theksoi se Dogana e Kosova ka mbledhë mbi 65 për qind e të hyrave buxhetore, në të njëjtën kohë ai ka kërkuar nga dogana edhe rritjen e parametrave për të hyra dhe për luftimin e informalitetit.

Drejtori i Doganës Bahri Berisha theksoi se e ka njoftuar kryeministrin për punën e doganës në fushën e të hyrave, luftës kundër ekonomisë infomale dhe kontrabandës.

Ai ka thënë se Dogana e Kosovës që nga themelimi ka arritur të inkasojë mbi 13 miliardë euro.

Ndërsa, ministri i Financave Bedri Hamza ka thënë se dogana është një prej institucioneve më të rëndësishme për inkasimin e të hyrave.

“Sot ne këtu i garantuam drejtorit për një përkrahje maksimale për kushte të punës dhe në luftimin e informalitetit”, tha Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat