Naftëtarët kanë pasur marrëveshje për t’i mbajtur çmimet e naftës të larta

Ekonomi

Naftëtarët kanë pasur marrëveshje për t’i mbajtur çmimet e naftës të larta

Më: 9 janar 2019 Në ora: 19:59
Ilustrim

Burime brenda Autoritetit Kosovar të Konkurrencës kanë konfirmuar dyshimet e deritashme, se naftëtarët kanë pasur marrëveshje për t’i mbajtur çmimet e naftës të larta.

Këtë e ka bërë të ditur RTK, duke cituar burime të saj brenda Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Valon Perstreshi, kryetar i AKK-së, nuk ka konfirmuar këtë, por ka theksuar se shumë shpjet do të dalin me vlerësimin zyrtarë, pas hetimit të bërë në lidhje me dyshimet e ngritura për këtë çështje.

Ai ka thënë se në momentin që gjendet se ka pasur një marrëveshje të tillë, atëherë do të ketë gjobë për të dënuar të gjitha kompanitë që kanë qenë pjesë e kësaj marrëveshje dhe sipas tij dënimi është 10% e fitimit vjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat