Çmimet botërore të ushqimeve janë të qëndrueshme

Ekonomi

Çmimet botërore të ushqimeve janë të qëndrueshme

Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Indeksi i çmimeve të ushqimeve botërore ka stagnuar pothuajse në dhjetor, pasi çmimet e drithërave kanë neutralizuar rënien e çmimeve të qumështit dhe sheqerit, njoftoi sot Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Indeksi i çmimeve të FAO, i cili mat ndryshimet mujore në çmimin e një shportës së produkteve (drithërat, vajrat, produktet e qumështit, mishin dhe sheqerin), arriti në 161.7 pikë në dhjetor krahasuar me 161.6 pikë nga nëntori, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat