Hamza liron lëndën e parë pas kërkesave të OAK

Ekonomi

Hamza liron lëndën e parë pas kërkesave të OAK

Më: 11 janar 2019 Në ora: 20:06
OAK

Oda e Afarizmit të Kosovës (AOK) ka njoftuar prodhuesit e Kosovës, se pas disa kërkesave që i ka bërë në emër të prodhuesve, ministria ka marrë vendim që të gjithë ata që janë liruar nga lënda e parë në vitin 2018-të, kanë të drejtë të importojnë deri me datën 28.02.2019, deri sa Ministria t’i shqyrtojë kërkesat për ketë vit.

OAK e përshëndetë  këtë vendim dhe kërkon nga Ministri Hamza që në të ardhmen mos të përsëriten bllokada të tilla për prodhuesit vendor.

“OAK ka reaguar disa herë gjatë këtij viti, e fundit ishte edhe komunikata e mëhershme, në lidhje me këto pengesa të panevojshme për prodhuesit vendor që kanë rezultuar edhe me ndalesa në terminale të lëndës së parë dhe kosto shtesë dhe pengesa në prodhim, i cili është shtuar kohëve të fundit si pasojë e vendimit të Kryeministrit Haradinaj dhe për të vendosur taksen 100%”, thuhet në njoftimin e AOK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat