Zvicra përkrahë promovimin e produkteve të Kosovës në tregun zviceran

Ekonomi

Zvicra përkrahë promovimin e produkteve të Kosovës në tregun zviceran

Më: 14 janar 2019 Në ora: 17:21
Zvicra përkrahë promovimin e produkteve të Kosovës në tregun zviceran

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, priti sot në takim presidentin e Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër –Kosovë, Stefan Sarkany, me të cilin bisedoi për mundësinë e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, përmes promovimit të produkteve bujqësore të vendit tonë në tregun zviceran.

Me këtë rast, Krasniqi i njoftoi mysafirët e tij me programet e ministrisë për zhvillimin e bujqësisë në vend, të cilat kanë sjellë rezultate dhe falë investimeve në bujqësi është siguruar edhe rritje e cilësisë së produkteve bujqësore të prodhuara në vend, të cilat tashmë po depërtojnë edhe në tregun rajonal dhe evropian. 

Gjatë këtij takimi u tha se përvoja dhe ndihma e Zvicrës është e mirëseardhur, duke ditur faktin që ky shtet është i njohur për prodhimin e disa produkteve blegtorale. 

Ndërsa, presidenti i Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër –Kosovë, Stefan Sarkany, shprehu gatishmërinë për të mbështetur depërtimin e produkteve bujqësore dhe industrinë ushqimore “Made in Kosova” në tregun zviceran.

Për këtë ata treguan se janë të gatshëm të fillojnë këtë bashkëpunim me prodhuesit dhe përpunuesit e industrisë ushqimore në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat