Endrit Shala: Favorizimi i produkteve serbe nga AQP-ja është i papranueshëm

Ekonomi

Endrit Shala: Favorizimi i produkteve serbe nga AQP-ja është i papranueshëm

Më: 19 janar 2019 Në ora: 13:57
Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka reaguar ndaj Agjencisë Qendrore të Prokurimit, duke thënë se kjo e fundit ka favorizuar disa produkte serbe në vend të atyre vendore.

Shala ka thënë se ky veprim është i papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjin, pasi që sipas tij, i eliminon qysh në start prodhimet vendore.

“Është e papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin, ekonominë e lirë dhe me politikat e qeverisë për përkrahje të prodhimit vendor një favorizim i tillë i disa produkteve serbe, nga AQP, duke eliminuar qysh në start prodhimet tona vendore”.

“Si ministër i MTI-së ftoj organet kompetente, po ashtu organet e drejtësisë të marrin masat e duhura për këtë veprim, që për mua është i papranueshëm”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të ministrit Shala në Facebook.

Është e papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin, me ekonominë e lirë dhe në kundërshtim të plotë me politikat e qeverisë për përkrahje të prodhimit vendor një favorizim i tillë i disa produkteve serbe nga AQP, duke elimimuar qysh në start prodhimet tona vendore. 
Si minsitër i MTI-së ftoj organet kompetente, po ashtu organet e drejtësisë të marrin masat e duhura për këtë veprim, që për mua është i papranueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat