OAK kërkon nga guvernatori përkrahje më të madhe të bizneseve

Ekonomi

OAK kërkon nga guvernatori përkrahje më të madhe të bizneseve

Më: 21 janar 2019 Në ora: 17:27
OAK kërkon nga guvernatori përkrahje më të madhe të bizneseve

Shqetësimet e bizneseve me bankat komerciale, përfshirë kamatat prej 5% për dorëzimin e parave metalike, rritjen e çmimeve për shpenzimet e bankës, zvogëlimin e numrit të bankomatëve, ishin disa nga çështjet që u adresuan në takimin që patën përfaqësuesit e OAK-së me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Kryetari i OAK-së, Skënder Krasniqi theksoi rëndësinë e efikasitetit të bankave, për vetë faktin se bizneset janë ato të cilat komunikojnë më së shumti me bankat, andaj politikat e tyre shpesh po shkaktojnë disa ngarkesa për bizneset dhe po e vështirësojnë klimën edhe ashtu shumë të rëndë të të bërit biznes.

Krasniqi tha se bashkëpunimi me BQK-në për mënyrat se si të tejkalohen këto pengesa është shumë i rëndësishëm.

Nënkryetari Arsim Selmonmusaj, adresoi shqetësimin lidhur me konfirmimet e pagesave nga ana e bankës, ende pa përfunduar transferi, që po paraqet një tjetër problem me të cilin po ballafaqohen bizneset.

“OAK kërkoi nga Guvernatori të ndihmohen bizneset dhe që të hiqet kamata prej 5% në kthimin e parave të imëta të vendosur nga Banka Qendrore dhe e cila nga bankat komerciale shkon deri në 8%, që po prek posaçërisht furrtarët dhe marketet, të merren masa ndaj bankave për rritjen e çmimeve dhe të ulen ato për shërbimet bankare që në vitin e kaluar është rritë nga disa banka më shumë se 100% (deri në 20 euro në muaj për mirëmbajtje të një konto) dhe çmime të larta për transfere, të kërkojë nga bankat që të rritet numri i bankomatëve që kohëve të fundit është zvogëluar dukshëm, të ndikojë në zvogëlimin e kredive dhe overdraftat e mëdha dhe shpesh me kushtëzime të pamundura, ta mundësia e deponimit direkt tek arka por vetëm në bankomat”, ka thwnw ai.

Guvernatori Mehmeti, theksoi se BQK është e gatshme që të ofrojë përkrahje dhe të ndihmojë aty ku shfaqet nevoja, duke premtuar se çështjen e parave të imëta do ta adresojë si problem edhe në nivel rajonal, ndërsa sa i përket çmimoreve të bankave për mirëmbajtje të kontove, Mehmeti theksoi se BQK është duke ekzaminuar se a kanë bazë bankat për aplikimin e një ngritje të tillë.

Gjithashtu Guvernatori Mehmeti premtoj një bashkëpunim më të madh me Odën e Afarizmit dhe u shpreh i gatshëm që të jetë në dispozicion edhe në aktivitetet që OAK zhvillon me bizneset.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi – kryetar, Arsim Selmonmusaj –nënkryetar, Qendresa Ibrahimi dhe Rreze Cana  - zyrtare, dhe Vehbi Krasniqi nga Furra Besarti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat