Qeveria sot nis procedurat për privatizimin e Telekomit

Ekonomi

Qeveria sot nis procedurat për privatizimin e Telekomit

Më: 22 janar 2019 Në ora: 13:56
Telekomi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që nis pas dhjetë minutash, pritet të shqyrtojë Propozim-vendimin për të autorizuar një komision qeveritar për privatizimin e Telekomit. 

Media ka mësuar se kjo është pika e pestë e mbledhjes së Qeverisë, e thirrur nga Kryeministri Ramush Haradinaj, për të martën në ora 14:00. 

“5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për autorizimin e Komisionit Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” (MZhE)”, parasheh agjenda e mbledhjes së ekzekutivit. 

Ndërkohë, mbledhja e Qeverisë mbahet pak minuta pasi Haradinaj ka takuar ambasadorin Amerikan Philip Kosnett, në kabinetin e kryeparlamentarit Veseli. 

Takimi Veseli-Haradinaj-Kosnett ka pasur për diskutim heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë, sipas kërkesës së SHBA-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat