Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka vizituar kompaninë Ukaj, isha dëshmitar i cilësisë së lartë të produkteve, dhe teknologjisë më të fundit të përpunimit të drurit
Ai gjithashtu shkruan tutje se jemi të vetëdijshëm se rruga për zhvillim të hovshëm kalon nëpërmjet fuqizimit të prodhuesit vendor.
Postimi i plotë:
Peja, si një prej qendrave më të fuqishme ekonomike në Kosovë, shquhet për brende të njohura në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Sot, në kompaninë Ukaj, isha dëshmitar i cilësisë së lartë të produkteve, dhe teknologjisë më të fundit të përpunimit të drurit. Kërkesa në tregun e jashtëm për këto prodhime është e madhe, prandaj qytetari ynë ka arsye që të orientohet kah konsumi i produkteve tona. Të vetëdijshëm se rruga për zhvillim të hovshëm kalon nëpërmjet fuqizimit të prodhuesit vendor, Qeveria, në Vitin e Ekonomisë, do të jetë partner për sipërmarrësit, që ata të jenë zot në vendin e vet.RH