Krasniqi: Kosova është Afrika e Evropës

Ekonomi

Krasniqi: Kosova është Afrika e Evropës

Më: 25 janar 2019 Në ora: 11:39
Skënder Krasniqi

Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi ka deklaruar se shteti nuk po komunikon me bizneset dhe po bën ligje pa konsultime me ata, ndërsa, shton se shteti nuk ka krijuar strategji të zhvillimit ekonomik të Kosovës por flet me shifra kot.

Krasniqi duke folur për ligjin për paga, tha se nuk po kundërshtojnë ligjin, pasi Kosova duhet të ketë ligj për paga, por janë duke kundërshtuar mënyrën se si po kërkohet rritja e pagave deri në atë masë sa që krijohet disproporcion me sektorin privat, gjë që nuk ndodhë askund në botë.

“Nuk ka pas arsye as të rriten pagat sepse gjithë këto pare, ne mendojmë se do të duhej të shkonin në rritjen e punësimit dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pasi bëhet fjalë për paga të rreth 80-85 mijë qytetarëve dhe jo të 1.2 milionë qytetarëve me moshë pune. Ne jemi sikur të ishim Afrika e Evropës sepse 70 përqind e rinisë janë të papunë”, tha ai.

Ai shtoi se Kosova është tmerrësisht keq në çështjen e importit dhe eksportit, pasi edhe përkundër investimeve dhe subvencioneve, importi është rrit mbi 90 përqind që nuk e ka as një vend i Evropës por as i ballkanit.

Sipas tij, subvencionimi nuk është bërë mbi bazat siç e bënë çdo shtet, pasi shtetet tjera subvencionojnë produktet strategjike dhe jo çdo gjë.

Si OEK, tha se kanë dhënë një propozim që subvencionimi të bëhet në sasi dhe jo në hektar.

“Ne në këtë vit kemi 50 përqind me pak të mbjelljes së sipërfaqes së grurit më pak se sa në vitin e kaluar, sipas ministrit të Bujqësisë, Rikallo, sepse me 150 euro është e pa mundur t’i me dal në fitim. Nuk e ka të garantuar blerjen, çmimin nuk e ka të garantuar dhe ai nuk ka interes ta blej, për këta sot kemi shumicën e tokave të pa punuara“, tha ai.

Krasniqi në emisionin Imazh në RTK, ka thënë se 80 përqind e të hyrave janë nga sektori privat por ligjet më shumë iu kanë përshtatur importuesve se sa prodhuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat