Shala: Nëse shkelin ligjin, dënohen edhe bizneset e politikanëve

Ekonomi

Shala: Nëse shkelin ligjin, dënohen edhe bizneset e politikanëve

Më: 26 janar 2019 Në ora: 12:57
Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala është zotuar për kontrolle të bizneseve që nuk e respektojnë ligjin.

Shala duke komentuar hulumtimin e emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’ lidhur me respektimin e ligjit që e ndalon shitjen dhe shërbimin e alkoolit dhe duhanit për të miturit.

Hulumtimi ka testuar marketet si ETC pronë e Ramiz Kelmendit, MAXI pronë Gazmend Abrashit këshilltarit të kryeministrit Haradinaj, INTEREX dhe Viva Fresh Store.

Ndërsa në mbi 50 për qind të marketeve të testuara, të miturve i janë shitur cigare e alkool.

Ministri u zotua se nuk do të ketë trajtim të ndryshëm tek bizneset në kërkimin e respektimit të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat