Sindikata e minatorëve falenderon ministrin Lluka pas aprovimit të statutit të Trepçës

Ekonomi

Sindikata e minatorëve falenderon ministrin Lluka pas aprovimit të statutit të Trepçës

Nga: Z.B Më: 26 janar 2019 Në ora: 14:14
Trepça

Sindikata e minatorëve të Trepçës e ka përshëndetur aprovimin e statutit të Trepçës, permes nje postimi ne rrjetin social Facebook, nga komisioni parlamentar për zhvillim ekonomik,shkruna Bota Sot.

 Kryetari i sindikatës së minatorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku.

Ai ka shprehur falënderim për ministrin Lluka dhe komisionin parlamentar për bashkëpunim.

Postimi i plotë:
 

Sindikata e minatorëve të Trepçës e përshëndet aprovimin e statutit të Trepçës nga komisioni parlamentar për zhvillim ekonomik.

Falenderoj ministrin Lluka dhe komisionin parlamentar për zhvillim ekonomik për bashkëpunimin e vazhdueshëm me sindikatën.

Minatorëve së pari u uroj shëndet dhe punë të mbarë në punën e tyre madhore që e bëjnë. Pa mundin dhe punën e tyre ky vend nuk do të ekzistonte, prandaj meritat më të mëdha u takojnë atyre që derdhin djersë e mund për këtë vend.

Unë si kryetar i sindikatës së minatorëve të Trepçes, çdo sukses ua dedikoj atyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat