Investimi i ri i Bill Gates lidhet me luftimin e ndryshimeve klimatike

Ekonomi

Investimi i ri i Bill Gates lidhet me luftimin e ndryshimeve klimatike

Më: 28 janar 2019 Në ora: 10:12
Bill Gates

Bashkëthemeluesi i gjigantit teknologjik Microsoft, Bill Gates mendon se ka përgjigjen për luftimin e ndryshimeve klimatike, rikthim tek energjia nukleare.

Gates po përpiqet të bindë Kongresin amerikan të shpenzojë miliarda dollarë dekadën e ardhshme në disa projekte testuese të reaktorëve bërthamor.

Ai i cili themeloi TerraPower në vitin 2016, u ka premtuar ligjvënësve amerikanë një investim prej 1 miliard dollarë dhe 1 miliardë të tjera nga kapitali privat.

Jo rrallë herë ai ka bërë thirrje për inovacion në frontin klimatik dhe ka investuar ndjeshëm në teknologji të reja për prodhimin energjisë siç është TerraPower.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat