AKP vendos t’i shes edhe 95 asete

Ekonomi

AKP vendos t’i shes edhe 95 asete

Më: 28 janar 2019 Në ora: 14:32
AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit zyrtarisht ka shpallur shitjen e 95 aseteve përmes likuidimit numër 44.

Sipas AKP-së, kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve në mbledhjen e mbajtur në muajin nëntor të vitit që lamë pas, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.

“Ofertat e mbyllura për asetet në vijim duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 27 shkurt 2019, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat