Arabia Saudite thotë se kriza në Venezuelë mund të ndikojë në çmimet e naftës

Ekonomi

Arabia Saudite thotë se kriza në Venezuelë mund të ndikojë në çmimet e naftës

Më: 28 janar 2019 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Ministri saudit i Energjisë, Khaled al-Falih u shpreh se kriza në Venezuelë mund të ndikojë në ekuilibrin e tregut të naftës, në një deklaratë të transmetuar sot nga televizioni saudit ‘’Al-Arabiya’’.

‘’Ngjarjet në Venezuelë mund të kenë ndikim në tregun e naftës’’, theksoi ministri në lidhje me krizën, të nxitur nga përballja mes kreut të shtetit socialist, Nicolas Maduro dhe opozitarit të së djathtës, Juan Guaido i cili është vetëshpallur president.

Protestat në Venezuelë kundër presidentit Nicolas Maduro u mbyllën me të paktën 35 të vdekur dhe 850 arrestime në vetëm një javë, sipas një bilanci të ri të ofruar sot nga disa OJQ.

‘’Ne kemi numrin e verifikuar me mbiemër, emër, vendin dhe përgjegjësit e dyshuar të 35 personave të vrarë në radhët e manifestuesve’’, deklaroi Rafael Uzcategui, drejtor i OJQ-së ‘’Provea’’ në një konferencë shtypi në Karakas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat