Kosova më e korruptuar se një vit më parë, sipas raportit të Transparency International

Ekonomi

Kosova më e korruptuar se një vit më parë, sipas raportit të Transparency International

Më: 29 janar 2019 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Organizata “Transparency International” publikoi sot raportin e përvitshëm mbi gjendjen e korrupsionit në vende të ndryshme të botës.

Treguesi i këtij viti rendit Danimarkën si vendin më pak të korruptuar dhe Somalinë si vendin më të korruptuar.

‘Transparency International’ theksoi se Hungaria dhe Shtetet e Bashkuara në Indeksin e tyre të perceptimit të korrupsionit për vitin 2018, renditet mjaft poshtë.

Transparency International thotë se treguesit e këtij viti janë një paralajmërim se shpërdorimi i pushtetit, marrëveshjet e fshehta dhe ryshfetet vazhdojnë t'u sjellin shkatërrime shoqërive kudo në botë.

Nëse ndalemi te Kosova, vendi ynë zë ka 37 pikë dhe është në vendin e 93’et. Të njëjtin vend me Kosovën janë edhe Gambia, Guyana, Mongolia, Panamaja dhe Maqedonia.

Nëse shohim edhe shtet tjera që rrethojnë Kosovën, më i korruptuari vend del të jetë Shqipëria që ka 38 pikë apo në vendin 99.

Ndërsa, më së miri, nga vendet që kufizohet Kosova, është Mali i ZI, që ka 45 pikë dhe është në vendin e 67, sipas KosovaPress.

Ndërsa Serbia ka 39 pikë ku ndodhet në vendin 87, pra më mirë se Kosova.

Nëse shohim raportin e vitit të kaluar, Kosova ka bërë regres. Në raportin e vitit 2017 Kosova kishte 39 pikë dhe ishte në vendin 85.

Në raport janë të përfshira 180 shtete, ku shumë vende kanë të njëjtin vend.

Vendet që kryesojnë listën e më të pastërve sa i përket korrupsionit, janë: Danimarka, Zelanda e Re, Finlanda, Singapori, Suedia dhe Zvicra. Nëse krahasojmë me raportin e vitit të kaluar, Danimarka dhe Zelanda e Re kanë ndërruar vendet.

Kurse nga vendet më të korruptuara janë: Somalia, Sudani jugor, Jemeni, Koreja veriore, Sudani, Guinea Bisau, Ginea Ekuatoriale, Afganistani dhe Libia.

Image
Image
Image

Studimi i Organizatës Transparency International, bazohet tek një numër burimesh, të cilat regjistrojnë perceptimin e publikut për korrupsionin, përfshirë vlerësimet që i bëjnë këtij fenomeni Banka Botërore, Forumi Ekonomik Botëror, Banka afrikane Zhvillimit dhe tek vetë Indeksi i Organizatës Transparency International për Rryshfetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat