Hamza tregon çka ndodh me pagesat nëse buxheti s’kalon

Ekonomi

Hamza tregon çka ndodh me pagesat nëse buxheti s’kalon

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:48
Ministri i Financave Bedri Hamza

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se nëse nuk kalon buxheti në seancën e nesërme, atëherë në fund të muajit shkurt nuk mund të bëhet asnjë pagesë, përveç borxheve.

"Dëshiroj me qenë pozitiv që buxheti do të kalojë. Janë kryer të gjitha proceduarat. Komisioni për legjislacion pritet të mbajë mbledhje dhe të krijohen kushtet që të futet në seancë. Në situatën hipotetike, nëse nuk kalon, asnjë pagesë nuk mund të bëhet në shkurt përveç borxheve. Besoj do të jenë numrat për votim", ka thënë Hamza para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat