Dorëzohet një aplikacion për statusin e investitorit strategjik për Hotel Grand

Ekonomi

Dorëzohet një aplikacion për statusin e investitorit strategjik për Hotel Grand

Më: 31 janar 2019 Në ora: 12:33
Dardan Gashi sot ka pritur në takim presidentin e kompanisë “Global Hotel Investments” AG, Roger Maibach

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi sot ka pritur në takim presidentin e kompanisë “Global Hotel Investments” AG, Roger Maibach, kompani kjo e cila në partneritet me rrjetin më të madh të hoteleve në botë “ACCOR HOTELS”, ka dorëzuar aplikacionin për statusin e investitorit strategjik për Hotel Grand në Prishtinë.

Ministria e diasporës thotë se “Accor Hotels” është një rrjet global i hoteleve dhe lider i tregut në Evropë, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi. Ky rrjet posedon 4300 hotele në 100 shtete.

Në kuadër të këtij grupi veprojnë hotelet më të njohura botërore si: Movenpick, Fairmont, Sofitel, Rixos, Pullman, Swissotel, Grand Mercure, Novotel, Ibis etj.

Presidenti i Global Hotel Investments AG, Roger Maibach, potencoi që ky rrjet i hoteleve së shpejti do të jetë prezent edhe në Shqipëri, Mal te Zi dhe Maqedoni.

Aplikimi i një rrjeti me reputacion si ACCOR Hotels për të hyrë në tregun e Kosovës është fat i mirë dhe gjithsesi do të kontribuojë edhe në interesimin e kompanive të tjera të këtyre përmasave për fitimin e statusit të investitorëve strategjik në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat