KDI: Ministria e Infrastrukturës ia zgjat Bechtel& Enka-s afatin e përfundimit të Autostradës “Arben Xhaferi” për 152 ditë

Ekonomi

KDI: Ministria e Infrastrukturës ia zgjat Bechtel& Enka-s afatin e përfundimit të Autostradës “Arben Xhaferi” për 152 ditë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Instituti Demokratik i Kosovës/ Transparency International Kosova (KDI), ka gjetur se Ministria e Infrastrukturës (MI) dhe Bechtel & Enka, janë marr vesh që kësaj të fundit t’i zgjatet afati për 152 ditë për të përfunduar  punimet në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, gjë që ja pamundëson Qeverisë së Kosovës të kërkojë penalti për moszbatim të kësaj kontrate me kohë.

Sipas komunikatës së KDI-së, kjo është paraparë në ankes kontratën e nënshkruar nga Ministria e Infrastrukturës (MI) dhe Bechtel & Enka, kopje e cila mban datën 5 shtator 2018, të cilën e ka siguruar KDI-ja.

“Aneks kontrata e protokolluar me numër 02/8457 dhe e nënshkruar nga palët përcakton detyrimet e Qeverisë së Kosovës për 53 milion euro për Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit (Autostrada Arben Xhaferi).

Me këtë aneks kontratë, përveç 53 milionëshit, MI-ja është pajtuar që të zgjatet afati i implementimit të kontratës bazë deri më 1 qershor 2019, përkatësisht 152 ditë i jepen kohë shtesë Bechtel& Enkes  për zbatimin  e punëve për këtë autostradë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat