Kompania “CM Production” me investime milionëshe në Kosovë

Ekonomi

Kompania “CM Production” me investime milionëshe në Kosovë

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 20:08
U mbajt prezantimi i kompanisë vendore CM Production

Sot në Prishtinë u mbajt prezantimi i kompanisë vendore CM Production, me pronar Ardian Gashin nga Lipjani, biznismen qw jeton në Gjermani.

Prezantimi u mbajt në prezencë të përfaqësuesve të Doganave të Kosovës, Bajram Rexha, drejtor i Drejtorisë së Akcizës dhe Procedurave dhe Agron Sadiku, Drejtor i Shërbimeve të Përbashkëta, Zëvendës Ambasadorit gjerman pranë Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Jan-Axel Voss dhe përfaqësuesit të GIZ-it gjerman në Kosovë, Wolfgang Leidig, Këshilltar i Sektorit të Implementimit të Projekteve.

Fillimisht, pronari i kompanisë Ardian Gashi, informoi për qëllimin e kompanisë e cila synon prodhimin e produkteve dhe konstruksioneve të ndryshme të metalit në Kosovë për sektorin automobilistik dhe atë të anijeve, për të cilat në tregun ndërkombëtar ekziston treg i sigurt për shitjen e këtyre produkteve.

Kompania synon që të fillojë punën së shpejti në Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren (ish bazën e KFOR-it gjerman), duke qenë kështu kompania e parë që vendoset dhe fillon punën në këtë park dhe e cila për momentin është në finalizimin e infrastrukturës administrative me organet e doganave të Kosovës, me ç’rast nga përfaqësuesit e Doganave të Kosovës, mori informatat e nevojshme dhe zotimin për kryerjen e procedurave të nevojshme për fillimin e këtij projekti dobiprurës për gjithë Kosovën, pasi që përmes investimeve të përbashkëta, përmes pronarit të kompanisë CM Production, Ardian Gashi, pastaj edhe investitorëve gjerman, Detlef Herking, drejtor i kompanisë së mirënjohur gjermane Wenker , e njohur në sektorin e prodhimtarisë metalike si dhe Franz Leers, pronar i kompanisë me të njëjtin emër, në mes të të cilëve ekziston një marrëveshje bashkëpunimi, synohen investime deri në rreth 2 milion Euro brenda vitit të parë dhe me punësimin e 28 puntorëve me rastin e fillimit të punimeve si dhe me rritjen e numrit të të punësuarve në vazhdimësi, deri në 60 sosh deri në fund të vitit.

Ajo që e bën edhe më joshëse punën e kësaj kompanie, përveç tregut të sigurt dhe kushteve të punës që do të ofrohen, vlen të përmendet edhe aspekti i trajnimit të puntorëve që do të bëhet në shtetin gjerman, kurse puntorët e njëjtë do ta bëjnë ekzekutimin e punimeve të kontraktuara nga kompania në puntorinë në Prizren, gjë për të cilën ekziston marrëveshja me Ambasadën Gjermane në Prishtinë për kryerjen e procedurave lehtësuese për dhënien e vizave për të gjithë të punësuarit e kësaj kompanie.

Në marrëveshje me GIZ-in gjerman kompania do të ofrojë poashtu mundësi për trajnimin e kuadrove të reja të interesuara për profilin e sektorit të metaleve, gjë të cilat e bëjnë këtë kompaninë CM Production si njërën nga kompanitë më inovative në vend, synimet e të cilës në planin afatmesëm janë edhe në zgjerimin e prodhimtarisë dhe shtimin e vazhdueshëm të numrit të të punësuarve, 100-150 sosh, qoftë në Kosovë apo madje edhe në tregun amerikan, të gjitha këto me një siguri maksimale dhe me marrëveshje me investitorë serioz në këtë sektor dhe jo vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat