Haradinaj: Qeveria do të vazhdojë përkrahjen për prodhuesit vendor

Ekonomi

Haradinaj: Qeveria do të vazhdojë përkrahjen për prodhuesit vendor

Nga: Z.B Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 15:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook, ka shkruar se eksportimi i produkteve edhe në tregjet më të rëndësishme , janë argumenti më i mirë i cilësisë së lartë, përcjell Bota sot

Haradinaj në këtë postim ka shkruar se Qeveria do të vazhdojë përkrahjen për prodhuesit dhe sipërmarrësit vendor, që të zgjerohen dhe të fuqizohen në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Postimi i plotë:

Eksportimi i produkteve edhe në tregjet më të rëndësishme, argumenti më i mirë i cilësisë së lartë. I inkurajuar nga parametrat eksportues të kompanisë “Gacaferi” në Pejë, një biznes shumë i suksesshëm me mbi 50 punëtorë, me traditë familjare në përpunimin e drurit dhe prodhimin e orendive, të ruajtur e kultivuar për tri gjenerata. Përveç reformave fiskale dhe heqjes së tatimit në lëndë të parë dhe makineri, në Vitin e Ekonomisë, Qeveria do të vazhdojë përkrahjen për prodhuesit dhe sipërmarrësit vendor, që të zgjerohen dhe të fuqizohen në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.RH

 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat