Gjysmë milion euro për shënimin e përvjetorit të pavarësisë

Ekonomi

Gjysmë milion euro për shënimin e përvjetorit të pavarësisë

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 14:36
Qeveria Haradinaj

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, është aprovuar Propozim vendimi për themelimin e Qendrës Përkujtimore të Holokaustit Shqiptar "Bllacë 1999".

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se nuk dihet ende për koston.

Ndërsa, Enver Hoxhaj tha se ka pasur një takim edhe me zëvendës kryeministrin Bujar Osmanin, mirëpo ai ka pasur një sugjerim.

"Fjala holokaust të zëvendësohet më gjenocid", tha ai.

Mes tjerash, është aprovuar me pesë abstenime, edhe Propozim Vendim për rritjen e numrit të këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në mbledhjen e kabinetit qeveritar është diskutuar edhe për ndarjen e mjeteve financiare për aktivitetet e shënimit të 11 vjetorit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha do të ndahen 500 mijë euro për të shënuar këtë ditë.

"Këto mjete do të kalojnë si subvencione, te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit", tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat