Formohet ”Ushtria Ekonomike e Kosovës” me betim kundër produkteve serbe

Ekonomi

Formohet ”Ushtria Ekonomike e Kosovës” me betim kundër produkteve serbe

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 18:07
Ushtria Ekonomike e Kosovës

Një tjetër formë sensibilizuese për qytetarët e Kosovës, është duke qarkulluar në rrjetet sociale duke bërë thirrje që të mos blihen produktet serbe

Kjo fushatë është formuar nga një grup i ashtuquajtur Ushtria Ekonomike e Kosovës ku komandant i saj është konsumatori.

Veç kësaj në kuadër të kësaj mënyre sensibilizimi, secili ushtar thirret në këtë betim siç figuron më poshtë:

”Unë biri/bija jote Kosovë betohem se nga sot do të kujdesem maksimalisht që për nder të shtetit tim nuk do të përdori më produkte nga Serbia. Këtë do ta bëj 100% për shtetin tim, për prodhuesit vendor dhe për dëshmorët që sollën lirinë. Me këtë angazhim unë do të krijoj së paku 30.000 vende pune brenda vitit. Nëse shkeli mbi këtë betim qofsha i poshtëruar gjithmonë”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron i vendosur karshi vendimit që ka marrë Qeveria e Kosovës për taksën kundër Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Kjo pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë ndaj liderëve kosovarë përt t’i dhënë mundësi vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat