Fillon edicioni i V i Garës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për Ballkanin Perëndimor

Ekonomi

Fillon edicioni i V i Garës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për Ballkanin Perëndimor

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 12:19
Edicioni i pestë i Garës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për Ballkanin Perëndimor Vis Pre-Moot 2019

Është hapur edicioni i pestë i Garës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për Ballkanin Perëndimor Vis Pre-Moot 2019, i cili do të jetë tri ditë.

Ky është edicioni i pestë i garës organizohet nga Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Qendrën për Zhvillim Ekonomik dhe Social (CESD).

Kjo garë fillimisht është mbështetur nga USAID për tre vitet me radhë dhe gradualisht ka filluar të mbështetet nga institucionet vendore në Kosovë. Tanimë kjo garë është e qëndrueshme dhe është bërë traditë që organizohet nga institucionet vendore të Kosovës.

Arbër Reçi, sekretar gjeneral në Kolegjin ILIRIA tha se kjo ngjarje është shumë e rëndësishme për studentët.

Reçi: Kemi pjesëmarrës nga shumë shtete

“Gjithmonë mundohemi të bëjmë gjithë çfarë mundemi për të mbështetur studentët tanë dhe kjo ngjarje e madhe, është një shenjë e mirë, meqenëse kemi jo vetëm studentët tanë, por edhe nga shtete tjera dhe kështu kemi mundësinë të garojmë së bashku të gjithë”, tha ai.

Bëri me dije se me ndihmën e USAID-it kanë zgjeruar shërbimet ndaj komunitetit dhe bashkëpunimin me universitetet tjera.

Ndërsa, Fokusi i Qendrës për Zhvillim Ekonomik dhe Social (CESD) me këtë ngjarje është punësimi i rinisë dhe ngritja e kapaciteteve.

Miranda Jolicoeur nga USAID u shpreh e lumtur që kjo iniciativë po funksionon.

Jolicoeur: Për USAID-in kjo është e përkryer

“Është kënaqësi të shoh ekipe nga Gjermania dhe Shqipëria. Do të jetë vështirë për të punuar në ‘pre-moot’, por shpresoj të kënaqeni në Prishtinë, ku ofron shumë dhe besoj qe kjo është një nga gjërat emocionuese që kemi, ‘pre-moot’ këtu në Kosovë. Për USAID-in dhe investimet tona në Kosovë, kjo është e përkryer meqë duam të shohim pronësi lokale dhe pasion”, tha ajo.

Ndërsa përfaqësuesja e Universitetit të Prishtinës, Donika Qerimi ka deklaruar që në këtë kohë të vitit punojnë shumë.

Tha se ky projekt ka qenë shumë i vogël fillimisht, që ka filluar si ide e Universitetit të Prishtinës pas një takimi me Universitetin e Shkupi, pastaj, siç thotë ajo, një vit më vonë i janë drejtuar USAID-it, të cilët e kanë mbështetur këtë projekt e më pastaj është bashkuar edhe Kolegji Iliria.

Qerimi: Këtë vit numër më i vogël por shpresojmë të kemi gara më të mëdha

“Këtë vit jemi shumë mirënjohës për të gjitha universitetet pjesëmarrëse. Këtë vit kemi një numër më të vogël, meqenëse data jonë është ndeshur me datat e organizimeve të tjera të ‘pre-moot’. Por, shpresojmë që ju të shpërndani fjalë dhe të kemi gara më të mëdha çdo vit. Kam një mesazh për arbitërat: që të jenë sa më të pamëshirshëm që është e mundur, bëhuni sa më objektivë dhe më të vështirë që mundeni meqë e dimë se në Vjenë është shumë vështirë ndaj studentëve tanë dhe duam të japim një provë”, tha ajo.

Gjatë këtyre pesë viteve në secilën garë marrin pjesë mbi 50 Arbitra nga SHBA-të, BE-ja dhe vendet e rajonit. Universitetet nga: Kosova, Gjermania, Shqipëria, Turqia, Bullgaria, Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat