Një kompani nga Nigeria e interesuar për të investuar në Kosovë

Ekonomi

Një kompani nga Nigeria e interesuar për të investuar në Kosovë

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 13:26
Cheetan Sandesara dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e "Sandesara Group" nga Nigeria, Cheetan Sandesara, i cili i ka shprehur interesimin për të investuar në sektorin e turizmit dhe bujqësisë në Kosovë.

“Nga përfaqësuesi i "Sandesara Group" nga Nigeria, Cheetan Sandesara, u njoftova për interesimin për të investuar në sektorin e turizmit dhe të bujqësisë në bashkëpunim me degën e tyre në Amerikë. Kosova ka një spektër të gjerë ofertash për investimet e huaja direkte dhe si rezultat i reformës fiskale, lehtësirave tatimore dhe garantimit të kapitalit të tyre nga Qeveria, interesimi i investitorëve për vendin tonë është rritur hovshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat