Në Rrjetin e Bizneseve të Diasporës i pranishëm edhe Walker: Kosovës i duhet edhe shumë punë për shtetndërtim

Ekonomi

Në Rrjetin e Bizneseve të Diasporës i pranishëm edhe Walker: Kosovës i duhet edhe shumë punë për shtetndërtim

Nga: D. B Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 11:00
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani, pos kontributit në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare, vazhdon të kontribuojë edhe në shumë sfera të tjera që janë në interes për vendin dhe të ardhmen e tij.

Në kuadër të këtij qëllimi, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani të enjten organizoi mbrëmje festiv kushtuar 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, një organizim i një niveli të lartë organizativ që për vite më radhë do të shërbejë si një model organizimi për festën e pavarësisë së Kosovës.

Mbrëmja madhështore kishte mbledhur në sallën e një hoteli të bukur në Berlin, miq dhe personalitete të shquara nga jeta politike, diplomatike, ushtarake dhe kulturore që kishin ardhur enkas nga vende të ndryshme të botës për të qenë pjesë e këtij manifestimi festiv.

Në mesin e këtyre personaliteteve shumë të respektuara, kishte ardhur edhe miku i madhe i shqiptarëve, ish Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Image

Ambasadorin Walker e rrethonin personalitetet të njohura vendore, si Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës dhe nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, Ambasadori i Shqipërisë Artur Kuko si dhe ish diplomatë të tjerë që ndër vite i kishin shërbyer diplomacisë shtetërore.

Për nder të kësaj feste kishte ardhur edhe një delegacion nga zyra e protokolit të ish Presidentit të Kroacisë, Stjepan Mesiç, por prezentë ishin edhe personalitetet të respektuara nga viset e tjera shqiptare, e në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Preshevës, Prof. Dr. Ragmi Mustafa dhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës Prof. Dr. Kastriot Haxhirexha.

Pasi të gjithë mysafiret ishin mirëpritur tradicionalisht dhe ngrohtësisht nga organizatorët e Rrjetit dhe në veçanti nga nënkryetari i tij, Fatos Xhafolli dhe pasi të ftuarit kishin zënë vendet e tyre, programi festiv u hap nga dy profesionistët e moderimit, dy të pëlqyerit për publikun publikun e huaj dhe vendor, moderatorët Vjollca Hajdari dhe Sami Blakaj.

Programi fillojë me infonimin e himnit shtetëror ekzekutuar me elegancë nga profesoresha e muzikës, Lule Elezi, për të vazhduar me pas me dy himnet e tjera, himnin kombëtar dhe gjerman që me mjeshtëri profesionale u ekzekutua nga tenori i njohur Kastriot Tusha.

Pas intonimit të himneve, për një hyrëse në skenë u ngjitë Kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani Mustafë Abazi, i cili ndër të tjera në emër të Rrjetit falënderon mysafiret për pjesëmarrje.

Image

Më pastaj moderatorët e mbrëmjes, Vjollca Hajdari e cila moderonte shkëlqyeshëm programin në gjuhën gjermane dhe angleze si dhe Sami Blakaj që me elegancë moderonte në gjuhen shqipe, në mesin e folësve ftuan për një fjalë rasti Ambasadorin William Ëalker, i cili për gjithë shqiptaret mbetët sinonim i lirë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ambasadori Walker në fjalën e tij përshëndetëse nënvizojë se është jashtëzakonisht i lumtur që Kosova dhe populli i saj sot feston 11 vjetorin e pavarësisë. Ndër të tjera z. Walker theksoj se Kosovës i duhet edhe shumë punë në rrugën e shtete ndërtimit të saj.

Pos Ambasadorit Ëalker, fjalën e mori edhe ish Presidenti i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, i cili foli për historikun e Kosovës në rrugëtimin e gjatë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Pas shumë fjalimeve përmbajtjesore nga personalitete të shumta, organizatorët e mbrëmjes shtruan një darkë solemne për të gjithë mysafiret, ndërkohë që përderisa të pranishmit darkonin, ata i shoqëronte një film i shkurtër dokumentar "Kosovo in 10 Minuten" (Kosova në 10 minuta), film ky që pasqyronte për mrekulli bukurit e Kosovës.

Një darkë e pasur me ushqime të ndryshme vendore dhe të huaja, por edhe shfaqja filmike e pasuruar me bukurit e Kosovës, tregonte shumë për nivelin e lartë të organizimit profesional për të cilin kishin kontribuar shumë biznesmenë të suksesshëm, në mesin e tyre Fatos Xhafolli, Remzi Ejupi, Mustafë Abazi, Bekim Borovci, Sadri Zemaj, Bejtullah Makiçi e shumë biznesmen të tjerë.

Pasi të pranishmit kishin përfunduar darkën, programi festiv vazhdoj me pika të bukura artistike që krijuan një atmosferë të veçantë festive. Pjesë e këtij programi ishte edhe Grupi Polifonik i Ansamblit Shtetëror të Tiranës dhe grupi i valltarëve ALB Univers, të cilët për publikun në sallë ngjallën një emocion të veçantë duke u prezantuar me këngë dhe valle të bukura shqipe të cilat përherë përfaqësojnë vlerat tona të pasura kulturore dhe tradicionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat