Haradinaj: Pa koordinim me bizneset s’do të ketë agjendë të mirëfilltë ekonomike

Ekonomi

Haradinaj: Pa koordinim me bizneset s’do të ketë agjendë të mirëfilltë ekonomike

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 12:38
Haradinaj: Pa koordinim me bizneset s’do të ketë agjendë të mirëfilltë ekonomike

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se për përkrahja financiare, grejs periudha e investimeve dhe rritja e pagave në sektorin publik, kanë qenë ndër kërkesat dhe shqetësimet kryesore të bizneseve gjatë vizitës që ka pasur së fundi në bizneset e Kosovës.

Ai ka thënë se këto janë tri temat, të cilat i ka veçuar në terren për t’i paraqitur në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

Haradinaj: Sektori privat i shqetësuar për rritje të pagave në sektorin publik

“Nuk ka dilemë se pa një koordinim të tillë të përbashkët dhe pa rolin e secilit prej nesh, pra do të jetë e vështirë me sigurua një agjendë të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik. Ajo që dëshiroj sot me ju nxitë dhe me thënë është një aspekt i caktuar. Unë kam bërë disa vizita nëpër kompani të ndryshme dje. Atje i kam marr disa kërkesa prej tyre. Për shembull, në disa situata më kanë pyetur për mundësi të ‘grejs’ periudhës, më kanë pyetur për përkrahja financiare me rastin e hapjes së vendeve të punës. Kanë marrë shembuj të Serbisë ose diku tjetër, ku me rastin e hapjes së vendeve të punës, nga buxheti publik, përkrahen kompanitë. Kam marrë edhe disa pyetje të tjera, edhe një shqetësim për çështje të pagave. Një pjesë e sektorit privat është e shqetësuar se rritja e pagave në sektorin publik nxjerrë ata (sektorin privat) në pozita më të vështira”, ka thënë Haradinaj. 

Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se në këtë Këshill do të adresohen prioritet për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes.

Shala: Do t’i adresojmë sfidat në përmirësimin e të bërit biznes

“Ne si Këshill Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, do të vazhdojmë të forcojmë këtë Këshill si platformë të dobishme për dialog publiko privat, ku do t’i adresojmë prioritet dhe sfidat kryesore për të zbatuar reformat gjithëpërfshirëse e që do të ndikojnë në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë”, tha Shala.

Në këtë mbledhje po ashtu u bë e ditur se është formuar edhe Sekretaria e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat