Obiliq, 30 përfitues të granteve të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik”

Ekonomi

Obiliq, 30 përfitues të granteve të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik”

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:12
Obiliq

Sot janë mbajtur seancat informuese në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik për Ballkanin Perëndimor 2019-2020” në Komunën e Obiliqit.

Kryetari i Komunës së Obilqit Xhafer Gashi inkurajoi të pranishmit të aplikojnë në këtë skemë të granteve për biznese të vogla dhe të reja.

Përmes seancave informuese Help ka informuar të interesuarit në lidhje me idenë e projektit dhe grupet e synuara. Po ashtu, janë informuar të interesuarit me komponentët e projektit dhe kriteret e përzgjedhjes.

Me anë të këtij aktivitetit është shpërndarë formulari i aplikimit për të gjithë të pranishmit e interesuar dhe janë ofruar përgjigje të gjitha pyetjeve nga të interesuarit informatë rreth seancave informuese.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilitet në Kosovë me fokus kryesor fuqizimin ekonomik. Përderisa, qëllimi i veçantë është krijimi i vendeve të reja të punës përmes mbështetjes direkte me grante për biznese të vogla.

Në këto takime informuese ishin të pranishëm mbi 140 persona të të gjitha përkatësive etnike në Komunën e Obiliqit. Përmes këtij projekti, ofrohet mbështetje në formë të pajisjeve në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë apo të rrisin biznesin e tyre.

Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2 mijë euro ku parashihet të jenë së paku 30 përfitues nga Komuna e Obiliqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat