Shala: Do të kërkoj pezullimin e të gjitha aktiviteteve për projektin Lumbardhë

Ekonomi

Shala: Do të kërkoj pezullimin e të gjitha aktiviteteve për projektin Lumbardhë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:13
Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka pritur sot në takim të ndarë qytetarët e Pejës dhe kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, që i kanë paraqitur shqetësimet e tyre për projektin që parashikohet të investohet në ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardhë.

Ai përmes në postimi në Facebook, ka thënë se, i sigurova përfaqësuesit e qytetarëve, OJQ-ve dhe kryetarin e Pejës se shqetësimin tyre do ta paraqes në Komitetin Ndërministror për Investime Strategjike dhe do të kërkoj pezullimin e të gjitha aktiviteteve për këtë projekt, përcjellë " Bota Sot"

Postimi I plotë:

Kam pritur në takime të ndara qytetarët e Pejës dhe kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, që i kanë paraqitur shqetësimet e tyre për projektin që parashikohet të investohet në ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardhë nga një kompani që ka aplikuar për ta marrë statusin e investitorit strategjik në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë.
I sigurova përfaqësuesit e qytetarëve, OJQ-ve dhe kryetarin e Pejës se shqetësimin tyre do ta paraqes në Komitetin Ndërministror për Investime Strategjike dhe do të kërkoj pezullimin e të gjitha aktiviteteve për këtë projekt. E.SH

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat