Lluka: E domosdoshme që të privatizohet Telekomi, është gati të falimentojë

Ekonomi

Lluka: E domosdoshme që të privatizohet Telekomi, është gati të falimentojë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 22:25
Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, privatizimin e Telekomit po e cilëson si të domosdoshëm.

Lluka në televizionin publik ka thënë se nëse privatizimi i tij nuk bëhet tash, Telekomi do të shkojë drejt falimentimit për shkak të borxheve.

“Qëndrimi i Telekomit është shumë i vështirë, dhe do të vijë koha që situata do të vështirësohet edhe më shumë, sidomos kur është çështja e borxhit që e ka Telekomi. Kjo e çon në falimentim të menjëhershëm”, ka thënë ai.

Sipas Llukës, duke e parë situatën në të cilën është Telekomi, privatizimi i tij është i domosdoshëm.

“Duke parë këtë situatë, mendoj që një privatizim është i domosdoshëm”, ka thënë Lluka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat