MCC: Kosova duhet të luftojë korrupsionin për të marrë financimin

Ekonomi

MCC: Kosova duhet të luftojë korrupsionin për të marrë financimin

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 14:13
MCC

Një delegacion nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-ve MCC ka vizituar Kosovën javën e kaluar për të diskutuar potencialin për përdorimin e një kompakt programi të MCC-së për të reduktuar varfërinë dhe për të promovuar rritjen ekonomike këtu.

Sipas komunikatës për media nga ambasada amerikane, Kosova duhet të vazhdojë të tregojë përparim kundër korrupsionit në mënyrë që të marrë këtë financim dhe ndihmëDelegacioni, i udhëhequr nga zëvendëskryetarja e Departamentit për Çështje Kongresionale dhe Marrëdhënie me Publikun, Karen Sessions, u takua me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës dhe me udhëheqës nga sektori privat.

Ata diskutuan qasjen e MCC-së në luftën kundër varfërisë përmes rritjes ekonomike. Një faktor që frenon rritjen ekonomike është korrupsioni lidhur me të cilin rangimi global i Kosovës është i ulët. Kosova duhet të ri-përzgjedhet nga Bordi i Drejtorëve të MCC-së çdo vit të zhvillimit kompakt, dhe do të vlerësohet përmes fletënotimit të MCC-së që përmban një vlerësim të përpjekjeve për reduktimin e korrupsionit.

 Momentalisht MCC është duke zbatuar për Kosovën Programin e Pragut të grantit të vogël i cili përkrahë investimet në efikasitetin e energjisë dhe punësimin e femrave në sektorin e energjisë, si dhe shtimin e të dhënave publike për gjyqësinë, mjedisin, dhe fuqinë punëtore.

Me 20 shkurt 2019 zëvendëskryetarja Sessions ndihmoi në nisjen e projektit “Gratë në Energji” që është pjesë e Programit të Pragut të MCC-së për Kosovën. Ky projekt mbështetë mundësitë për pjesëmarrjen e femrave si të punësuara dhe si ndërmarrëse në këtë sektor gjersa i rritë mundësitë ekonomike për femrat dhe përkrahë një program të bursave. Momentalisht zbatohet nga Fondaconi i Mijëvjeçarit i Kosovës dhe do të vazhdojë deri në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat