Hamza takon Guvernatorin e Bankës të Këshillit të Evropës Rolf Wenzel

Ekonomi

Hamza takon Guvernatorin e Bankës të Këshillit të Evropës Rolf Wenzel

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 15:34
Pamje nga takimi

Ministri i Financave Bedri Hamza, gjatë vizitës zyrtare në Paris të Francës, takoi Guvernatorin e Bankës së Këshillit të Evropës (CEB) Rolf Wenzel. Gjatë takimit u diskutua në lidhje me bashkëpunimin në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës së Këshillit të Evropës (CEB) në vitet në vijim.  

 Me këtë rast, Ministri Hamza njoftoi z. Wenzel dhe stafin e Bankës për progresin e Kosovës, stabilitetin makro fiskal dhe potencialin për investime në sektorin social në Kosovë.

 Gjatë takimit, gjithashtu u theksua edhe një herë kërkesa për mbështetje financiare për projektin për banim social në Kosovë dhe për projektin për sektorin e shëndetësisë që ka të bëjë me blerjen e pajisjeve për kujdesin sekondarë dhe terciar nëpër disa komuna, për të cilin studimi i fizibilitetit është në përfundim e sipër, si dhe për projektet për themelim të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla për të rinjtë inovator.  Ministri Hamza theksoi rëndësinë e sjelljes së ekspertizës së CEB-it në sektorin social, sektor në të cilin nevojat për investime janë të mëdha.

 Në anën tjetër, Guvernatori z. Wenzel, përgëzoi Ministrin Hamza për stabilitetin makro fiskal dhe progresin ekonomik në rritje të Kosovës,  dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e Bankës për ta mbështetur Kosovën drejtë reformave në sektorin social dhe shëndetësor, duke mos i përjashtuar edhe projektet për të rinjtë inovator që të themelojnë ndërmarrje të reja që jo vetëm do të krijojnë vende pune por do të ndihmojnë edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ai gjithashtu shtoi se Kosova do të përfitojë nga Banka përveç kredive zhvillimore edhe asistencë teknike për realizimin e projekteve. 

Gjatë qëndrimit në Paris, Ministri Hamza pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të Ministrisë së Financave, Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe OECD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat