FMN vazhdon ta mbështes ATK-në

Ekonomi

FMN vazhdon ta mbështes ATK-në

Më: 1 mars 2019 Në ora: 09:57
Pamje nga takimi

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj ka mbajtur takim me përfaqësuesit e zyrës së Fondi Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen dhe Selim Thaçi, njofton komunikata pwr media nga ATK.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin që do të zhvillohet për gjatë këtij viti,  për të cilin përfaqësuesit nga  FMN thanë se do të vazhdojnë ta mbështesin ATK-në në zhvillimin dhe avancimin e fushave me rëndësi, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale.

Nga ana tjetër, drejtori Murtezaj falënderoj përfaqësuesit e FMN-së për mbështetjen e deritanishme dhe potencoi nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Ai mes tjerash nënvizoj se ATK ka nevojë që të rris kapacitetet e saj në disa fusha të caktuar,  të cilat kanë rol kyç në realizimin e objektivave të përcaktuara.

Kujtojmë së FMN ka përkrahur ATK në të gjitha fazat e zhvillimit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat