OAK kërkon nga kryetari Veliaj sqarime shtesë për rastin ELKOS

Ekonomi

OAK kërkon nga kryetari Veliaj sqarime shtesë për rastin ELKOS

Më: 1 mars 2019 Në ora: 14:47
Oda e Afarizmit të Kosovës

Oda e Afarizmit të Kosovës përmes një komunikate për media njofton se ditë më parë i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me deklaratat e publikuara nga pronari i ‘ELKOS Group”, Ramiz Kelmendi i cili ka thënë se i janë shfaqur pengesa nga bashkia e Tiranës në ndërtimin e marketit, ani pse fillimisht i është lejuar blerja e tokës dhe leja e ndërtimit.

OAK thotë se ka marrë një përgjigje nga Velijaj lidhur me këtë çështje, por se nuk është e kënaqur me përgjigjen.

Në letrën e dërguar sipas OAK, Veliaj potencon se hapësira e blerë nga ELKOS dhe disa hapësira të tjera janë të dedikuara për ndërtimin e Terminalit Hekurudhor të qytetit.

Ndërsa OAK në letrën e radhës pyet Velijajn se pse është lejuar ELKOS të blejë tokën, pse i është dhënë leja ndërtimore,  dhe është lejuar që të bëjë pagesën për ndërtim në shumën prej 1.2 milion euro, duke qenë në dijeni për vendimet që janë marrë për ndryshimin e destinimit.

Të bashkangjitur për më shumë detaje mund të gjeni edhe letrën e dërguar nga Veliaj dhe OAK.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat