Shala: Asnjëherë më në Kosovë nuk do të futen mallra me mbishkrime ‘Kosovo e Metohi’

Ekonomi

Shala: Asnjëherë më në Kosovë nuk do të futen mallra me mbishkrime ‘Kosovo e Metohi’

Më: 1 mars 2019 Në ora: 21:55
Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se para se të merrej vendimi për taksën ka qenë vendimi për të ndalur futjen e mallrave të cilat nuk e respektojnë emërtimin e saj kushtetues.

Shala ka thënë se asnjëherë me në Kosovë me apo pa taksë nuk do të lejohet të futën mallra me mbishkrime jokushtetuese.

“Unë kam marrë një urdhërese më u ndalu çdo mall që nuk i referohet me emërtimin e saj kushtetues. Është hera e parë që janë ndalu mallra të cilat nuk e respektojnë emërtimin e saja kushtetues. Kjo ka marrë fund. Urdhëresa tashmë është shndërruar në vendim të qeverisë”, ka thënë Shala në RTV Dukagjini.

Sa i përket zhvillimeve në koalicionin qeverisës, ai ka thënë se kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, po angazhohet që spektri politikë kosovarë të ketë një qëndrim të përbashkët rresh taksës.

Duke folur për vendosjen e taksës, zyrtari i lartë i Nismës ka thënë se me propozimin e tij për vendosje të kësaj mase i ka kryer detyrën e tij kushtetuese.

Shala ka folur edhe për vendimin për vendosjen e flamujve dhe masa tjera të MTI-së të cilat kanë për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e prodhimeve vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat